Ardiani i Dukagjinit- Ardian Malaj

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=207328250751372&id=108260390658159

SAPO TË SHËROHEMI DO TË KTHEHEMI MENJËHERË NË FRONT!

Në një spital në një fshat të komunës së Suharekës kishte disa djem të plagosur, ata ishin nga rrethe të ndryeshme të Kosovës ku janë zhvilluar luftime të ashpra ndermjet forcave të UÇK-së dhe atyre serbe.
Në mesin e tyre ishte edhe një djalosh nga komuna e Deçanit, nga fshati Gllogjan më të cilin është zhvilluar një intervistë:

Si të quajnë?
Ardian Malaj.

Dukeni fare i ri?
Jam 21 vjeç.

Prej nga jeni Ardian?
Nga Gllogjani.

Kur jeni inkuadruar në UÇK ?
Radhëve të UÇK-së ju kam bashkuar qe pesë muaj.

Ju keni luftuar në anën e Gllogjanit, apo edhe diku tjetër?
Në anën e Gllogjanit dhe gjithëkund tjetër ku ka pasur nevojë.

A mund ta veçosh ndonjë betejë ku ke marrë pjesë, dmth përshtypjet tuaja nga aja betejë?

Çdo betejë ku kam marrë pjesë ka qenë e rrebtë, mirpo mund ta veçoj atë të zhvilluar para një jave në Shaptej, aty afër Gllogjanit. Luftimet aty kanë qenë shumë të ashpra, por nuk na kanë frikësuar.

Ju siç po shihet , keni marrë disa plagë , plumbi u ka kaluar anëpertej në njëren këmbë. Ku i morët këto plagë?
Po pikërisht në betejën në Shaptej i mora plagët që po i shihni.

Si ndjehëni tani, a pritët që së shpejti të shëroheni?
Tani ndjehëm më mirë, bile shumë më mirë. Besoj se shpejt do të shërohem.

Pastaj ç’do bëni?
Sapo të shërohem do të shkoj në front për t’ju bashkuar shokëve.

Dmth plagët e marrura s’të kanë lëkundur nga përcaktimi yt për të luftuar ?
Jo, jo. Unë jam përcaktuar që të luftoj deri në fitore të plotë, për këtë kam dhënë betimin . Pastaj nuk jam vetëm unë që nuk lekundëm nga përcaktimi im. Janë edhe shokët që kanë një moral të fortë, të pa thyeshëm.
Kështu është ç’do kund në rrethinën e Gllogjanit…

Ardiani çëndroj i fortë edhe në shumë beteja, ku mori edhe shumë plagë të reja deri në përfundimin e luftës për liri.

Ardiani i Dukagjinit!