Ish-diplomati dhe eksperti amerikan: Së shpejti fillon dialogu, Vucic do gjejë një zgjidhje

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është bllokuar tash e 2 vite, prej kur Kosova vendosi taksën ndaj produkteve serbe si kundërpërgjigje ndaj fushatës së egër të Serbisë në tërheqjen e njohjeve dhe lobimit kundër anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

Qysh nga vendosja e taksës nga Qeveria Haradinaj tash e më shumë se dy vite, Serbia nuk ka pranuar të vazhdon dialogun me palën kosovare, ajo po kërkon heqjen e të gjitha pengesave nga shteti kosovar në mënyrë që dialogu të rikthehet në gjendjen e mëparshme.Por, ish-diplomati dhe eksperti amerikan i Këshillit Atlantik, Daniel Fried, po thotë se dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit mund të rifillojë së shpejti nëse liderët e dëshirojnë atë. Ai në një intervistë për “Zërin e Amerikës” vlerësoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, dëshiron të gjejë një mënyrë për ta bërë atë.

“Presidenti Vucic është një njeri i zgjuar dhe një politikan i mirë. Ai dëshiron përparim dhe ai dëshiron të gjejë një mënyrë për dialog. Ai mund ta bëjë atë. Serbia mund të marrë shumë. Ajo dëshironte të bëhej pjesë e Evropës sapo ajo fitoi lirinë. Atë e donin që në shekullin 19. Unë e di se dikush do të thotë që Serbia ëndërron për Kosovën. Kjo është ndoshta e vërtetë, por Serbia gjithashtu ëndërron të jetë pjesë e Evropës. Shfrytëzojeni atë mundësi”, tha Friedi. Kujtojmë se kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se do të heq reciprocitetin dhe të gjitha pengesat që po e mbajnë të bllokuar dialogun Kosovë-Serbi. Hoti ka thënë se këreksat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do t’i dëgjon dhe do të punon ngushtë me Departamentin e Shtetit Amerikan.