Moderatori shqiptar tregon si shkoi ‘lufta’ me Covid-19 për të dhe bashkëshorten e tij

Moderatori shqiptar ka folur për infektimin me Covid-19.

Moderatori i njohur shqiptar, Agron Llakaj dhe bashkëshortja e tij kanë qenë të infektuar me virusin Covid-19. Këtë e kishte konfirmuar vetë ai nëpërmjet rrjeteve sociale, aty ku tani ka treguar se si e kaluan këtë ‘luftë’.

Agroni thotë se ai dhe bashkëshortja e tij mund koronavirusin falë kujdesit të madh të vajzës së tyre. Ai ka treguar edhe se do rikthehet me dy emisionet e tij, Al Pazar dhe Fake Off me shumë dëshirë dhe pasion.lajmi.net. “Te dashur Miq ! Me ne fund,pas nje beteje relativisht te moderuar me kovid 19 ,pas rreth 20 ditesh,ime shoqe Kostandina dhe une morem pergjigjen ‘negativ’ te tamponit. Ne ja dolem,me qetesi dhe pa panik…,ne mbeshtetje te njeri tjetrit por me kujdesin absolut dhe te vajzes tone Alkida,qe nuk mori parasysh rriskun per vete por na sherbeu deri ne momentin e kapercimit te situates.” Kush ka vajza,boten ka “ thote kenga.Falenderojme dhe shprehim mirenjohjen e thelle ndaj “Intermedica “ ,mikut tone dr Vasil Llajo dhe gjithe personelit te sherbimit qe ne dy jave ne menyre profesionale dhe njerezore na qendruan ne krye per cdo analize te nevojshme si pjese e protokollit. Ne menyre te vecante Dr Arian Mezini,edhe pse mik,njeriu qe na ndoqi ore pas ore deri ne rikthimin ne normalitet tonin…,mirenjohje pafund!Une rikthehem ne dashurine time Al Pazar dhe Fake Off me me shume deshire dhe pasion!Dhe ne fund dy fjale per te gjithe. Jeta e cdo njerit prej nesh eshte dhurata me e bukur qe Zoti na ka fal !Zoti ju ruajt dhe paci shendet ne familjet tuaja!Le te gezojme me njeri tjetrin per cdo dite qe Zoti na fal!Koha te duam dhe te mbeshtesim me shume njeri tjetrin ne kete lufte duke zbatuar protokollin e ISHP. Mos e neglizhoni masken ,distancimin fizik dhe social ,te cilat sjellin me pak njerez te infektuar! Zoti qoft me te gjithe Ne ! Nje dite do jemi ne nje perqafim te madh !🙏❤️🤗”, ka shkruar ai në Instagram.