Tre minatorë vdesin në Shqipëri, nga kufomat mësohet se ishin asfiksuar nga gazi

Tre minatorë vdesin në Shqipëri, nga kufomat mësohet se ishin asfiksuar nga gazi

Gjendet trupi i pajetë i inxhinierit dhe 2 punëtorëve në minierën ‘Balgjaj’, në Selishtë të Dibrës, të cilët pasi janë futur për të punuar kanë humbur kontaktet me familjarët. Minatorët e zhdukur ishte mësuar se ishin inxhinieri dhe dy minatorë.

Të pajetë ishin gjetur inxhinieri Ismail Hoxha, banues në Peshkopi dhe 2 punëtorët, Fatos Çesku dhe Ruzhdi Rushiti, në thellësi të minierës. Mësohet se ata janë asfiksuar nga gazi pasi janë futur në minierë. Pasi familjarët lajmëruan të alarmuar se kanë humbur kontaktet me të afërmit, policia gjeti sendet personale, rrobat dhe telefonat, në dhomën e ndërrimit. Miniera e kromit në Balgjaj ndodhet në një territor të vështirë mes krahinave të Dibrës dhe Matit në Shqipëri. Në këtë territor mund të shkohet vetëm me kamionë, pasi me vetura është thuajse e pamundur.