​Përleshje masive mes të rinjve në Angli

Një përleshje mes të rinjve ndodhi në një plazh të mbushur me qytetarë në Angli.

Sipas mediave të huaja, ka nisur edhe një hetim policor, pas përleshjes së ndodhur në bregdetin e Southend, Essex, të dielën ndërsa temperaturat arritën 28 gradë C.

Mijëra njerëz kishin zbritur në breg të detit në ditën kur Anglia mundi Kroacinë në hapjen e tyre të “Euro 2020”. Pamjet e përleshjes thuhet se tregojnë kalimtarët që largohen nga rruga për të shmangur konfliktin ndërkohë që karrige, shezlonge e çadra fluturonin në ajër./tch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *