Sot bëhen 22 vite nga vrasja e Xhemail Mustafës.

Xhemail Mustafa ishte gazetar, politikan, publicist, shkrimtar shqiptar dhe këshilltar politik i presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai u vra më 23 nëntor 2000 në Prishtinë. Deri sa po hynte në banesën e tij, ai u qëllua për vdekje me armë zjarri nga dy persona ku si pasojë të plagëve të marra vdiq në kliniken spitalore.

Mustafa ndërroi jetë në moshën 47 vjeçare, ku la pas gruan dhe fëmijët e tij.

Vrasja e Mustafes ishte vrasja e tretë politike e pas luftës së Kosovës që tronditi skenën politike e cila si shumë vrasje të pas luftës së Kosovës mbeti e pa zgjidhur.

Në vitin 2014 familjarë të Xhemail Mustafes kërkuan me ngulm zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre makabër e cila tronditi vendin.

Hetime për rastin e Mustafës ishin udhëhequr nga Policia, UNMIK-ut e KFOR-i.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here