Tërheqja e trupave ruse nga kufijtë e Ukrainës është parë me skepticizëm nga perëndimi, por SHBA thotë se ka ende vend për diplomaci.

Pavarësisht se Rusia njoftoi një tërheqje të disa prej trupave të saj të vendosura rreth kufijve të Ukrainës dhe përshëndeti bisedimet e mëtejshme me Perëndimin. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë thënë se kanë nevojë për prova për lëvizjet e trupave dhe kanë paralajmëruar se kërcënimi i një pushtimi rus ende ekziston.

Presidenti Biden tha se Uashingtoni nuk e ka verifikuar tërheqjen e forcave të Moskës.“Analistët tanë tregojnë se ata mbeten shumë në një pozicion kërcënues”, tha ai duke shtuar se ka hapësirë për zgjidhjen e krizës në rrugë diplomatike.

Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e ka shpallur të mërkurën – ditën kur raportet amerikane thanë se mund të fillojë pushtimi. Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të Ukrainës që të shfaqin flamuj kombëtarë dhe të vendosin shirita blu dhe të verdhë në mënyrë që të demonstrojnë unitetin e vendit për të gjithë botën

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here