A u përkrah Slavko Simic nga LDK për nënkryetar të Kuvendit, flet Arben Gashi

Slavko Simic do të jetë nënkryetar i ri i Kuvendit të Kosovës, duke marrë vota më shumë se Glauk Konjufca, e për këtë u kritikuan deputetet opozitarë, shkruan Gazeta Metro.

Simic ka arritur t’i merrte 91 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa janë akuzuar partitë opozitare se e kanë mbështetur Simicin për të marrë më shumë vota se Konjufca.

Por, Arben Gashi, deputeti i LDK’së, ka thënë se nuk është e vërtetë qe LDK e ka përkrahur Simic për nënkryetar të Kuvendit.

“Lidhja Demokratike nuk e ka përkrahur nënkryetarin e Listës Serbe, Slavko Simic”,është shprehur Arben Gashi.

Në anën tjetër, Glauk Konjufca për kryetar të Kuvendit i mori 69 vota

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *