Fred Abrahams jetoi për periudha të gjata në Shqipëri dhe Kosovë, mbajti shënim për gjithçka dhe punoi për të zbardhur ngjarje që kishin ndodhur. Pastaj, ai botoi një libër me titullin “Shqipëria e Re”. Ai tregon se shumëkush e ka quajtur edhe “Agjent të CIA-s”.

Ai kishte treguar disa detaje të pathëna për Konferencën e Rambujesë. Ai në librin e tij ka rrëfyer prapaskenat, duke theksuar se “Thaçi, Xhavit Haliti dhe delegatët e UÇK-së hodhën poshtë propozimin për një Kosovë të administruar nga OKB-ja brenda Jugosllavisë. Ata thanë se UÇK-ja kishte filluar luftën dhe kishte sakrifikuar jetë vetëm për Pavarësinë e plotë të Kosovës e asgjë më pak”.

Fillimisht, propozimi i Thaçit ishte që pas 3 vjetësh të organizohet një referendum për Pavarësinë e Kosovës. Por, SHBA dhe qeveritë europiane i kishin thënë “JO”. Ata kishin frikë se me lejimin e pavarësisë së Kosovës do të vendosej një precedent për Ballkanin dhe rajone të tjera me qëllime irredentiste.

“Afati i konferencës kaloi dhe Madeleine Albright-i erdhi për të vazhduar bisedimet. Ajo dhe britanikët u thanë shqiptarëve se kjo ishte marrëveshja më e mira që mund ta fitonin, dhe në qoftëse ishin të pazotë për ta firmosur, do ta humbnin mbështetjen”. Pas saj, zëdhënësi James Rubin mori Thaçin në shëtitje me këmbë për të biseduar si burri-burrit.

Pastaj, Fred Abrahams tregon se “Albright-it i kërceu gjaku në kokë. Ajo isht lodhur për të ndërtuar një koalicion për ndërhyrje ushtarake, dhe ja ku po e bllokonin tani njerëzit që donte të ndihmonte”. Thaçi kujtoi zemërimin e Albright-it. “Nëqoftëse nuk e firmosni tani marrëveshjen, ju do të jeni përgjegjës për vendin dhe popullin tuaj, lufta do të vazhdojë dhe ne do të ikim”.

Shqiptarët propozuan që të ketë pauzë 2 javore të Konferencës për t’u kthyer në Kosovë dhe për të biseduar me komandantët e zonave. Pas miratimit të propozimit të Thaçit për pikën e referendumit për Pavarësinë, komandantët e zonave jo të gjithë, por shumica e pranuan marrëveshjen. Sipas autorit, thuhej se “SHBA dhe qeveritë tjera perëndimore po kërcënonin gjithashtu të godisnin financimin dhe burimet e armëve të UÇK-së”.

Pastaj, delegacioni u kthye në Francë dhe firmosi marrëveshjen më 18 mars 1999.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here