Një aksident në trafik ka ndodhur sot në Prizren, ku dyshohet se janë të përfshira janë dy vetura dhe një kamion.

Nga video që lajmi.net ka siguruar shihet se si në njërën anë të rrugës kamioni është i rrokullisur. Më tutje vërehet edhe vetura e cila, nga pamjet, vërehet që ka pësuar dëmtime. Po ashtu, në vendin e ngjarjes shihen edhe njerëz të shumtë.

Përveç kësaj, për shkak të aksidentit, siç kuptohet nga video, janë krijuar kolona të gjata. Detaje se a ka pasoja në njerëz, përveç dëmeve materiale, ende nuk janë dhënë.

Për t’i parë pamjet nga aksidenti klikoni këtu: VIDEO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here