Dy vëllezër shqiptarë humbën jetën mëngjesin e sotëm në aksident rrugor në zonën e Chessa të Italisë.

Të dy jetonin në Arcile ku u integruan në komunitetin lokal. Më i vogli kishte dy fëmijë dhe gruaja e tij ishte shtatzënë me një fëmijë të tretë dhe i madhi kishte tre fëmijë. Dy vëllezërit ishin nisur për në punë.

28-vjeçari shqiptar po udhëtonte me makinën e tij kur u përplas ballë për ballë me makinën e dy vëllezërve shqiptarë dhe më pas të dy makinat përfunduan në kanalet anës rrugës. Aksidenti ka ndodhur në Chessa në udhëkryqin midis Pupille dhe Arcille, shkruan mediumi italian ilgiunco. Incidente mortale 2 aprile 2022, Autoambulancat dhe dy helikopterë shkuan menjëherë në vendngjarje por dy shqiptarët nuk mundën të mbijetonin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here