Një aksident tragjik ka ndodhur sot në minierën “Soko” në Serbi.

Siç raportohet nga autoritetet atje, tetë persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur. Viktimat janë që të gjithë minatorë.

“Disa qendra përreth dërguan të gjitha ekipet e tyre që mundën, duke përfshirë edhe ne, një pjesë e saj po transportohet në Spitalin e Përgjithshëm Aleksinac. Tani për tani kemi kapacitet të mjaftueshëm”, thotë Drejtori i Qendrës Shëndetësore në Aleksinac, Rodoljub Zhivadinoviç. Ai po ashtu thotë se bëhet fjalë për turnin e Aleksinacit, kështu që shumica e minatorëve janë nga Aleksinaci, qytet në Serbi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here