Aktori i njohur Luan Jaha në gjendje të rëndë shëndetësore, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Aktori i njohur kosovar Luan Jaha, është në gjendje të rëndë shëndetësore pas infektimit me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur avokati Arianit Koci, mik i Jahës, i cili kërkoi plazmë të gjakut për të, nga ata që kanë kaluar koronavirusin.

Ky është postimi i plotë nga Koci:

”Pershendetje të gjithëve, E kemi me urgjencë të sigurojmë plazmën e gjakut për mikun tim Luanin. Personat që e kanë vullnetin e mirë dhe sapo e kanë kaluar Covidin e që kanë grupin e gjakut A Pozitiv – mund të më shkruajnë në msg.
Na duhen dhurues me minimum 50+ antitrupa.
P.s.
Sipas nevojës, mund ta jap vet gjak – si kompenzim – aq sa ma lejojnë mjekët.
Grupin e gjakut e kam 0 pozitiv, dhe Covid 19 e kam kaluar para 5 muajve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *