Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Rusia nuk e ka ndalur planifikimin për një pushtim të plotë të Ukrainës që nga njohja e pavarësisë së dy rajoneve të shkëputura në lindje të vendit.

“Çdo tregues është se Rusia po vazhdon të planifikojë për një sulm në shkallë të plotë ndaj Ukrainës”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi në selinë e aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA në Bruksel.

“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Rusisë që të tërhiqet … nuk është kurrë vonë për të mos sulmuar,” shtoi ai.
Ndryshe, pak më herët Parlamenti rus i dha dritën jeshile presidentit rus, Vladimir Putin për përdorimin e forcave ushtarake jashtë vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here