Njohësi i çështjeve evropiane, Demush Shasha, thotë se ambasadorët e BE-së sapo kanë vulosur liberalizimin e vizave për Kosovën.

Përmes një shkrimi në Facebook, Shasha thotë se ky është hapi i fundit për këtë vit dhe në muajt e parë të vitit 2023 do të bëhet votimi formal në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe Këshillin për Punë të Brendshme.

“Ambasadoret e BE-së sapo vulosën liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky është hap i fundit për këtë vit dhe hap i cili mbyll procedurën teknike për liberalizimin e vizave. Në muajt e parë të vitit tjetër mbetet vetëm votimi formal në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe Këshillin për Punë të Brendshme”, shkruan ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here