Ambasadori Abbott uron Dua Lipën për çmimin “Grammy”: Ti e bën krenare Kosovën dhe Britaninë

Dua pranoi urim të veçantë nga ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka arritur edhe një herë të na bëjë krenarë. Artistja fitoi çmimin për albumin më të mirë pop në “Grammy Awards”, sukses ky i madh për të. Dua ka pranua urime të shumta edhe nga krerët e vendit, ndërsa së fundi e uroi ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abott. Ai tha se Dua me sukseset që po arrin në industrinë e muzikës, po e bën krenare Kosovën dhe Britaninë

“Urime Dua Lipa, suksesi në ‘Grammy’. Ti e bën krenare Britaninë e Madhe dhe Kosovën”, shkruan Abott.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *