Ambasadori Kosnett uron Kurtin dhe qeverinë e re, kjo është porosia e tij

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe formimin e qeverisë së re, ndërsa ka theksuar që me urgjencë duhet punuar për ta mposhtur Covid-19

Kosnett përmes një postimin në Twitter ka uruar kryeministrin Kurti në detyrën re si dhe formimin e qeverisë. Ai ka shkruar se pre të punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme në paqe, drejtësi dhe prosperitet.

“Urime Kryeministri i Kosovës @albinkurti dhe qeveria e re. Ne shpresojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme në paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës – dhe, më urgjentisht, për të mposhtur COVID-19. #Mbajënimaskëntuaj”, ka thënë Kosnett.

Ndryshe, Qeveria Kurti 2 është votuar me 67 vota për dhe 30 vota kundër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *