Ambasadorja në Jeruzalem kujdeset për flamurin e Kosovës, shfaqet duke e hekurosur

Një moment jo i zakonshëm, të cilin nuk jemi mësuar ta shohim për zyrtarët në diplomacinë e jashtme, është duke qarkulluar në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri, e cila së fundi në një fotografi shihet duke i kushtuar rëndësi të madhe, dukjes së Flamurit të Kosovës.

Në fotografi ajo duket ndërsa me kujdes të shtuar hekuros flamurin kosovar, sigurisht për paraqitje dhe prezantim sa më të bukur në selinë e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *