Anxhelina Hadërgjonaj e nis ditën me një pamje të mrekullueshme nga pushimet

Këngëtarja është shfaqur joshëse në paraqitjen e fundit.

Ajo ka nisur ditën nga pushimet luksoze duke iu dhënë më shumë vëmendje linjave trupore. Anxhelina Hadërgjonaj ka postuar dy imazhe në llogarinë e saj në Instagram, teksa ka zbuluar pamjen e mrekullueshme nga pushimet por edhe figurën e përsosur.

E veshur me një palë bikini të markës “Fendi”, një kapele artistja është shfaqur pa makijazh derisa ka lëshuar edhe flokët. Njërën nga fotografitë, ajo e ka postuar me një biçikletë ku shihet se ka vendosur syze dhe një shami në kokë. “Karma e mirë është estetikja ime”, ka shkruar në mbishkrimin e postimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *