Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri krahas një karrierë të suksesshme një fokus të madhe ajo e ka edhe ndaj rrjeteve sociale.

Arjola shpesh herë sjell imazhe që marrin vëmendje e komentohet dhe krahas atyre pozitive, ka edhe nga ata që e akuzojnë për përdorim të filtrave dhe ‘photoshop’-it dhe kjo ka bërë që aktorja të vije me një reagim. Përmes një InstaStory, Arjola ka thënë se ajo nuk ka nevojë për përdorimin e tyre për t’u fshehur dhe dukur perfekte.

Ajo tutje tha se ajo ka celulit dhe stria pasi edhe është nënë e tre fëmijëve, por kjo nuk e bën më pak të bukur.

“Nuk kam nevojë për filtra as për fotoshop për t’u fshehur nga ju. Unë e dua veten më të gjithë imperfeksionin tim perfekt mos harroni tre fëmijë njerëz nuk m’i kanë dhuruar, i kam lindur unë, do kem stria, celulit dhe kjo nuk ma heq e as shton bukurinë. Mjaft komentuat mbi fotot e mia sikur i kam zbukuruar një zombi me efekte. Kam zbukuruar thjeshtë ngjyrat e fotos. Na keni lodhur me këtë gjyqin e komenteve si me qenë profesionistë të editimit të fotove, filloni punoni diku më mirë”, ka shkruar Arjola.

Foto: Arjola Demiri/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që përveç angazhimeve në aktrim, muaj më parë Demiri u bë pjesë e Big Brother VIP, ndonëse nuk arrtit në finale aktorja u shpërblye me një banesë në Tiranë nga produksioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here