Banorit të shtëpisë po i mungon më sa duket aktorja.

Kjo për arsye se Iliri në një moment ka mbajtur fotografinë e saj në duar dhe i ka dërguar edhe një puthje. dërkohë, Arjola Demiri e  ka ndarë këtë moment në storien e saj në Instagram duke i shkruar edhe një mbishkrim. Ajo ka shkruar numrin e televotimit për Ilirin, gjithashtu e ka quajtur edhe “Shpirti i motrës”.

“Shpirti i motrës”, ka shkruar aktorja tropojane duke i bërë tag në postim bashkëshortës së Ilirit, Emanuelës. Ndryshe, ish-banorja e shtëpisë, shpesh ka pasur momente edhe intime me balerinin teksa së fundmi shkëmbyen një puthje në buzë duke interpretuar një skenë filmi.

Lidhur me këtë një mendim e ka shprehur Emanuela Morini e cila e ka konsideruar si diçka normale që mund të ndodhë kur dy aktorë luajnë një rol filmi. Theksojmë se, Arjola nuk ka qenë e informuar për këtë dhe nuk dihet nëse kanë biseduar pas daljes së saj nga shtëpia. Kujtojmë se, Demiri u eliminua nga “Big Brother VIP”, edhe pse i qëlloi bileta kthyese, por fati nuk ishte në anën e saj që të arrijë në finale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here