Arrijnë delegatët e LDK-së, nis nënshkrimi për Kuvendin ku do ta zgjedhin kryetarin e ri

Delegatët e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike tashme janë duke u mbledhur në Kuvendin, në të cilin do ta zgjedhin kryetarin e ri të kësaj partie.

Në numër i delegatëve tashmë kanë arritur, derisa nga ora 09:00 deri në orën 09:45 do të jetë nënshkrimi i tyre. Ndërsa në orën 10:00 pritet të fillojë Kuvendi, ku janë vetëm dy pika të rendit të ditës.

Në pikën e parë të rendit të ditës në një prej takimeve më të rëndësishme për të ardhmen e LDK-së, do të zgjidhen trupat punuese të Kuvendit, derisa në pikën e dytë të rendit të ditës do të jetë zgjedhja e kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës që do ta pasojë Isa Mustafën.

Ndërkohë, në garën për kryetar të LDK-së, janë katër kandidat, Lutfi Haziri, Anton Quni, Lumir Abdixhiku e Besian Mustafa. Kujtojmë se Isa Mustafa dha dorëheqje menjëherë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, pas rezultatit të dobët që LDK doli nga këto zgjedhje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *