Arsyetimi i Vjosa Osmanit për shkarkimin e Valdete Dakës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka finalizuar sot synimin e saj për ta shkarkuar kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakës. Paraprakisht, Osmani ka provuar që ta shtyjë Dakën të japë dorëheqje, në këmbim të një mirënjohjeje nga Presidenca.

Në arsyetimin për shkarkimin e Dakës, përmendet se sipsas presidentes, kryetarja e KQZ-së nuk ka arritur t’i nënshtrohet parimit të paanshmërisë.

Kryesuesja e KQZ-se me veprimet e saj, sidomos pergjate procesit te zgjedhjeve te parakohshme te 14 shkurtit 2021. ka cenuar pavaresine dhe imegritetin e KQZ-se. Kryesuesja e KQZ-se, ne shume raste, nuk ka arritur te jete force e pavarur ndaj polarizimeve politike, keshtu duke pamundesuar balancin e nevojshem ne kete organ. Ne fakt, ne disa raste. sjelljet e Kryesueses jane te njejta me ato te disa perfaqesuesve te partive politike ne KQZ. Rrjedhimisht, Kryesuesja qofte me veprim apo mosveprim, ka kontribouar ne pershkallezim te situates pergjate mbledhjeve te ketij organi”, thuhet nder tjerash ne vendimin e presidentes.

Tutje, thuhet se kryetarja e KQZ-ja e kishte shkelur ligjin në disa raste, ndërsa organi që merret me organizimin e zgjedhjeve akuzohet se është përballur me probleme të vazhdueshme për organizimin e zgjedhjeve.

Kryetarja e KQZ-së akuzohet në arsyetimin e vendimit edhe se ka përdorur strategji diskriminuese ndaj një grupi qytetarësh.

Presidentja Vjosa Osmani ka kohë që nuk pajtohet me kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën. Në janar, ajo kishte paralajmëruar masa ndaj institucionit që i organizon zgjedhjet, ndërsa u raportua se edhe si ushtruese e detyrës së presidentes atë kohë, mund t’i shkojë mendja edhe ta shkarkojë nga detyra kryetaren e KQZ-së.

Në emër të mbrojtjes së integritetit të KQZ-së, që nga janari u paralajmërua mundësia që Vjosa Osmani ta shkarkonte kryetaren e këtij organi, Valdete Dakën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *