Mbrëmë rreth mesnatës dy policë janë plagosur në komunën e Skenderajt.
Në rast është raportuar se ishte i përfshirë edhe ish-nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, djemtë dhe vëllezërit e tij.
Avokati i Lushtakut, Artan Qerkini, ka thënë se klienti i tij nuk e ka përdorur armën.
“Deri më tani nga informacionet që kam mund të ju konfirmojë z. Lushtaku nuk e ka përdorur armën. Nuk mund të jap informacione më shumë sepse rasti është në procesin e hetimit”, ka thënë Qerkini për “Klan Kosovën”.
Sipas tyre njëri nga policët ka marrë plagë në këmbë nga arma e zjarrit derisa tjetri është lënduar nga një mjet i fortë.
Të dy policët janë jashtë rrezikut për jetë.