Gjykata Speciale në Hagë nesër do të japë vendimin e parë që kur është themeluar, në fakt është fjala për aktgjykimin ndaj kryetari ndja OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe ish-nën kryetarit Nasim Haradinajt.Axha i Nasim Haradinaj, Sadri Haradinaj ka folur në lidhje me këtë vendim, derisa shprehet se të gjithë janë duke e pritur lirimin e tij.

“Emocionet janë shumë të mëdha, presim me padurim lirimin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradianajt, të vazhdojnë jetën në liri si të gjithë në vendin e vet”, është shprehur Haradinaj.“Ata duhet të shohin se çfarë po ndodh në Ukrainë, e njëjta e ka ndodhë edhe në Kosovë”.

Ai shtoi se i gjithë populli i Kosovës pret lirimin e tij.“Ne presim me padurim lirimin e Nasim Haradinajt nesër, dhe shumë e presim lirimin e tij të jetë i drejtë, populli i Kosovës pret lirimin e tij

Pritja e tij do të jetë në fshat, të gjithë do ta presin lirimin e tij, edhe fëmija në djep ka me prit lirimin e tij”, shtoi ai.Axha i tij theksoi edhe momentet e vështira që ka pasë Nasimi gjatë seancave në Hagë.Iu kanë kujtuar momentet më të vështira. Ai nuk ka qarë as nuk në kohën e Jugosllavisë, por kur i kujtohet se çfarë kanë përjetuar familja, emocionet janë të vështira jo vetëm për Nasimin, po për çdo kënd”“Mesazhet e tij kanë gjithmonë të forta dhe nuk është dorëzuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here