Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës janë duke vazhduar aksionin policor në Shtërpce.

Ky aksion është i katërti me radhë në kuadër të operacioni të njohur si “Brezovica”. Në vendin e ngjarjes përpos policisë janë edhe përfaqësuesit e prokurorisë. Pak më parë është bërë e ditur se njësitë policorë kanë bastisur edhe objektin e strukturave paralele në këtë komunë.

Nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë konfirmuar për lajmi.net aksionin në fjalë, derisa është theksuar se është vazhdimësi i tri aksioneve të mëhershme që janë kryer në kuadër të “Brezovica-s”.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Krime të Rënda në Prishtinë, është duke vazhduar aksioni “Brezovica ” përkatësisht, urdhër kontrolli në objektin e Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë, për shkak të dyshimit të veprave penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie të ryshfetit”, u tha nga Prokuroria në Ferizaj.

Duhet përkujtuar që këto aksione kanë po realizohen nën dyshimin për lëshimin e lejeve ndërtimore në Parkun kombëtar “Sharri” në zonën e Brezovicës. Deri më tani në aksionin në Shtërpcë janë bastisur mbi shtatë lokacione të ndryshme. Nga aksioni “Brezovica” janë dhjetëra persona të arrestuar në mesin e tyre edhe ish-zyrtarë të ministrive të ndryshme në vend

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here