Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ditë më parë bëri një reagim në rrjetet sociale, mbi talljet që ka duruar të bëra në drejtim të saj.

Përmes një videoje të sinqertë, Ramosaj mes lotësh ka treguar se që nga dalja nga Big Brother VIP, është përballur me bullizëm dhe tallje të shumta si në rrugë ashtu edhe në rrjetet sociale. Pasi publikoi këtë video, ajo arriti të marrë mbështetje të madhe nga fansat por edhe fytyrat publike, të cilët përmes mesazheve iu gjenden pranë në këtë periudhë të vështirë emocionale.

Dhe duke parë fenomenin në rritje të bullizmit, Beatrix duket se ka gjetur një mënyrë që t’i kontribuojë luftimit të kësaj dukurie. Ajo përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, iu ka bërë thirrje ndjekësve të saj që t’i shkruajnë në adresë të saj të gjitha historitë e tyre të bullizmit, në mënyrë që pasi t’ publikojë ato, të ndihmojë të tjerët që mund të jenë në një gjendje talljeje në këto momente.

“Hey miq virtualë. Sot do të doja t’ju ndihmoja pak më shumë! Përulësisht ju ftoj të ndani me mua historitë tuaja në përballje me bullizmin dhe dhunën. Si e keni tejkaluar? Çfarë ju ka ndihmuar? Shpresoj që kështu mund të frymëzojmë dhe ndihmojmë njëri-tjetrin! Pres me padurim t’ju lexoj, jam e bindur se kam shumë për të mësuar! E juaja, Trixa”, ka shkruar Beatrix Ramosaj në InstaStory.

Kjo vjen mes një periudhe kur këngëtarja ka pak kohë që ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me DJ Geek, “Më shumë se ti”, e cila është pritur mirë nga publiku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here