Beatrixa sot është surprizuar nga fansat e saj, të cilët e kanë mbështetur në çdo hap.
Beatrix ka publikuar një video ku ka treguar momentin kur ka pranuar dhuratën nga fansat, ku në mesin e tyre ishte njëra shumë e veçantë. Fansat kishin menduar t’i bënin këngëtares një dhuratë kundër “syrit të keq”, një buqetë me trëndafila shumëngjyrësh, në pusullën e të cilës shkruhej: E dashur mos e lër errësirën e tyre të pushtojë ylberin tënd Trëndafila special për një vajzë speciale si ty.
Gjithashtu aty ishte edhe një kuti me ëmbëlsira me xhamin në të cilën shkruhej: Ti nuk je thjesht një vajzë, ti je Beatrix Ramosaj dhe je legjendë. “Ju dua shumë, jeni shumë të rëndësishëm për mua, pa ju nuk do ja kisha dalë dot kurrë. Ma keni zbukuruar jetën. Jam shumë me fat që ju kam. Ju dua shumë”, thotë Trixa fansave në videon ku hap dhuratat e tyre mes lotësh dhe tepër e emocionuar