Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është duke qëndruar për vizitë zyrtare dy ditore në Kosovë.

Ai u prit sot me ceremoni shtetërore nga homologia e tij, Vjosa Osmani. Pas takimit të mbajtur në Presidencë, të dy presidentët dolën në konferencë për media.

Në këtë konferencë, Begaj u shpreh se Shqipëria është përkrahëse e madhe e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

“Jam i nderuar të jem në Prishtinë në vizitën e parë si president, dhe kjo jo thjesht në respekt të traditës, por si simbolikë e natyrshme që mishëron lidhjen tonë të pandashme dhe të pandryshueshme, e vulosur nga historia, nga gjuha jonë e përbashkët dhe nga heronjtë tanë ndër shekuj” deklaroi Begaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here