Ushtari i UÇK-së në foton ikonike njofton se sot djali iu bë ushtar i FSK-së.

Fotografia e ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me lot në sy, derisa një nënë puthte fotografinë e djalit të saj të vrarë, është ndër pamjet më emblematike të luftës në Kosovë. Personi në fotografi ishte Komandant Xhafer Kadiri, i cili më vonë kishte rrëfyer se kishte qarë, kur i ishin vrarë dy shokët e luftës.

E, Kadiri, sot ka njoftuar se djali i tij, Kushtrim Kadiri, është betuar si ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë i Kadirit:

Sot eshte nje dite historike per mua dhe familjen time. Djali im i vogel, KUSHTRIMI e dha betimin per ushtar te Forces se Sigurise se Kosoves. Ndjenjat e krenarise te perziera me lot. Ne dhame betimin ne lufte, e sot gjeneratat e reja po e japin betimin ne paqe. Megjithate, qellimi i tij mbetet i njejte. Jeto e vdis si ushtar, per Shqiperine Etnike, per KOSOVEN!

Ishte nder e kenaqesi te takoja bashkeluftetaret te cilet sot mbajne me krenari uniformen e Ushtrise me te re ne bote. I falenderoj veq e veq secilin per respektin e treguar ndaj meje dhe familjes sime!

E ty, TRIMI i babes te them: vazhdoje traditen familjare. Ti ke shpirt luftarak, je i guximshem, punetor dhe je i ri me plot vullnet. Une jam i bindur ne besnikerine tende ndaj ketij betimi, sepse e kam pare perpjekjen tende per te realizuar kete enderr te kahmotshme.

Urime, Kosove! Urime, Shqiptari!

Lavdi deshmoreve te Kombit Shqipetar!

Me respekt,

Komandant Xhafa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here