Në një intervistë për Euroactiv, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për tensionet në rajon, duke u përqendruar te marrëveshja ende e papërfunduar e detit me Greqinë.

Duke i konsideruar partnere dhe mike, Berisha thotë se Greqia ka bërë shumë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe gjithashtu vlerëson Turqinë, por duke shtuar se nuk e pranon doktrinën e neo-otomanizmit.

“Partneri ynë, Greqia, në 30 vjet ishte shumë i dobishëm për Shqipërinë. Mbështeti rrugën e Shqipërisë drejt NATO-s dhe Evropës, investim serioz në vend”, tha Berisha.

Ai shtoi se “Greqia e nënshkroi duke pasur për vete gjashtë milje detare ujëra territoriale. Edi Rama ishte ai që paditi marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese. Turqia nuk u interesua kurrë për atë marrëveshje dhe bëri një ndërhyrje të fortë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here