E deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, vlerësoi se ky ishte një plan i harmonizuar mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Madje, Berisha tha se pjesa veriore tanimë është jashtë kontrollit institucional të Kosovës, duke theksuar se të gjitha shërbimet funksionale atje raportojnë në Beograd.

“Në shtator të vitit 2021 forcat në veri u dërguan me prapavijë dhe pa një koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo quhet një plan i harmonizuar Vuçiq-Kurti. Çdo veprim që ndërmerrej në veri ishte i paarsyetueshëm politikisht. Veriu tashmë është jashtë kontrollit institucional të Kosovës.

Kjo për shkak se largimi nga institucionet, pra i policisë, kryetarëve dhe i deputetëve, faktikisht ka krijuar një vakum institucional. Por a është situata e rrezikshme në veri? Administrata atje funksionon, shërbimet publike atje funksionojnë, por i raportojnë Beogradit”, deklaroi Hiseni në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Gjithashtu, ai pretendon se Qeveria Kurti po mundohet ta prezantojë situatën në veri sikur është gjithçka në rregull, mirëpo sipas Berishës, një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here