Berkan Beka,një emër shumë i njohur per publikun shqiptar.

Berkani,këngëtari nga Maçedonia e Veriut është në skenën muzikore shqiptare që nga viti 2005,ku kryesisht është këngëtar i zhanrit pop.

Ai poashtu njihet si këngëtarë i shum hiteve të ndryshme nëpër vite,si dhe pjesmarrës në festivale të ndryshme si në Kosovë,Maçedonin e Veriut dhe Shqipëri.

Ishte pikërisht Nëntor i vitit 2005,ku Berkani merrë pjesë në Nota Fest me këngën “Kujt Ti Them Zemër”,pastaj në vitin 2006 merrë pjesë në Top Fest 3 me këngën “Estravagante”.

Në Qershor 2006,Berkani merrë pjesë në Polifest 2006,me këngën “Kriza”,e cila morri çmimin e 3-të,në natën e rë rinjëve.Në verën e vitit 2006 ai realizoi klipin e tij të parë”Kriza”,klip ky që i hapi shumë rrugë Berkanit për mbrëmje e koncerte të ndryshme gjithandej ku ka shqiptarë.

Në festivalin Zhurma Show,ai u prezentua me këngën “Kriza”,po në këtë vit ai merr pjesë në Çelësi Muzikor 1,i organizuar në Kosovë me këngën “Jeto me Këngën”,pastaj në festivalin kënga magjike që u mbajtë në Tiranë,me këngën “Një në Një Milion”,ku aty u shpërblye me çmimin,”Magjia e parë”,

Në Maj të vitit 2007,Berkani paraqitet në festivalin Top Fest 4 me këngën “Të Dashuroj”,pastaj me 20 Tetor,publikon këngën “Son Sans”.

Në Nëntor të vitit 2007,Berkani merrë pjesë në Kënga Magjike me këngën “Dashuri Kronike”,ku atij i’u nda një çmim goxha i rëndësishëm i festivalit.

Në Maj të vitit 2008,ai merrë pjesë në VFM 2008,me kēngën “Maraton”,klip ky i cili bëri bujë të madhe duke u transmetuar në shumë televizione e radio tona dhe duke kryesuar në toplista të shumëta.

Në Korrik të vitit 2008 Berkani merrë pjesë në Çelësi Muzikor 2,me këngën “Mama Mia”,kurse në Maj të vitit 2009,Berkani së bashku me kolegun dhe shokun e ngushtë të tijë që nga shkolla,Valon Sumën,marrin pjesë në Top Fest 6,me këngën “Paparaci”.

Në Qershor 2009,Berkani merrë pjesë në Polifest 2009 me këngën “Të Humba ty”.

Ndërsa në Korrik të vitit 2009,Berkani publikon klipin “Një Kujtim”,

Më 26 Gusht të vitit 2010,këngëtarë të ndryshëm,publikojnë klipin “Një shekull dashuri”,muzika e këngës u punua nga Selami Kolonja,teksti u shkrua nga Selami Kolonja,ndërsa për orkestrimin u përkujdes Robert Bilbilov,klipi i të cilit u realizua nga “Alexander Video”.

Në Dhjetorë 2010,Berkani merrë pjesë në Nota Fest 2010,me këngën “By the Way”,ndërsa në Qershor të vitit 2011,Berkani merrë pjesë në Çelësi Muzikor 5,,me këngën “Edhe një ditë me ty”.

Në Shtator 2016,Berkani morri pjesë në festivalin Kënga Magjike 2016,me këngën “Kam Frikë”.

Më datë 29 Korrik 2017,Berkani publikon klipin “Ola”.

Më datë 13 Mars 2021,Berkani publikon klipin “Baba”.

Ndërsa së fundmi ai ka publikuar këngën dhe klipin “A ki Menu”, me tekst nga vet Berkani dhe orkestrimin nga Berkani në bakshkpunim me Ardian Kastrarin,ndërsa klipi u montua në mënyrën më të mirë nga produksioni “Onima”,si dhe u gjirua nga kamermani tashmë i njohur,Vullnet Halili!

Berkanit i urojmë shëndet dhe suksese të shumta në karrierën e tij muzikore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here