Ambasadorja e Italisë në Australi, Francesca Tardioli, është gjetur e vdekur.

Kështu kanë raportuar mediat franceze, teksa thuhet se ambasadorja ka humbur jetën pas rënies nga një ballkon në qytetin e saj të lindjes. Vdekja e viktimës është duke u hetuar nga organet përkatëse.
Ndërkaq, Ambasadorja e Australisë në Itali, Margaret Twomey, shprehu dhimbje për vdekjen e Tardiolit. “Lajm tronditës për ndarjen nga jeta të ambasadores Francesca Tardioli. E dashur mike. Kolege brilante. Diplomate shumë e respektuar”, shkroi ajo në Twitter të dielën mbrëma. Ajo e përshkroi Tardiolin si një nga dhuratat më të mëdha të Italisë për Australinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here