Albin Kurti është politikani më i pëlqyer, sipas matjeve të opinionit publik nga PIPOS.

Një vit pas zgjedhjeve parlamentare, Rubikon ka sjellë ekskluzivisht të dhënat e këtij hulumtimi ku Albin Kurti – që është kreu i Vetëvendosjes dhe kryeministër – renditet si lideri politik më i pëlqyer me 28.9%.

I dyti lider më i pëlqyer, sipas këtij hulumtimi, del Lumir Abdixhiku i LDK-së me 18.6% i cili pasohet nga lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, me 13.3%. Presidenten Vjosa Osmani e kanë zgjedhur 7.3 % e respodentëve, derisa Ramush Haradinaj i AAK-së ka dalë më pak i pëlqyeri me 6.2%. Të tjerë liderë politikë kanë zgjedhur 9.10% të anketuesve dhe 8.7 % të tyre kanë zgjedhur opsionin ‘asnjëri’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here