Raportohet se trupat ruse kanë kapur qytetin Kreminna në Ukrainën lindore, shkruan The Guardian.

Trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti pas tri ditëve të luftimeve, ka thënë guvernatori i regjionit të Luhanskut, Serhiy Gaidai. “Kreminna është nën kontrollin e rusëve. Ata kanë hyrë në qytet. Mbrojtësit tanë u detyruan të tërhiqen”, tha ai.

Nëse kjo konfirmohet, Kreminna do të bëhej qyteti i parë që bie pas ofanzivës së re të Rusisë në Ukrainën lindore. Tutje, ai tha se është i pamundur numërimi i civilëve të vrarë. “Ne kemi numra zyrtarë dhe thuhet për rreth 200 civilë të vrarë, por numri mund të jetë shumë më i madh”, shtoi guvernatori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here