Bill Gates tregon pse përdor telefon Android dhe jo iPhone

Bill Gates tregon arsyen se pse përdor një telefon Android dhe jo një të Apple. Bashkëthemeluesi i Microsoft, mori pjesë në takimin e tij të parë në Clubhouse, aplikacion i cili ka shpërthyer në popullaritet së fundmi. Ai u intervistua nga gazetari Andrew Ross Sorkin dhe një prej pyetjeve që iu bë ishte se çfarë […]

Bill Gates tregon arsyen se pse përdor një telefon Android dhe jo një të Apple. Bashkëthemeluesi i Microsoft, mori pjesë në takimin e tij të parë në Clubhouse, aplikacion i cili ka shpërthyer në popullaritet së fundmi. Ai u intervistua nga gazetari Andrew Ross Sorkin dhe një prej pyetjeve që iu bë ishte se çfarë përdor Gates më shumë, iPhone apo një telefon Android.

“Në të vërtetë përdor një telefon Android” tha Gates. “Nganjëherë mbaj edhe iPhone me vete, por zakonisht është Android telefoni im.” Sorkin e pyeti pse ai zgjedh Android-in e jo iPhone-in? “Disa prodhues Android të lejojnë instalimin e softuerit të Microsoft paraprakisht, dhe kjo e bën çdo gjë më të lehtë për mua,” tha Gates. Themeluesi i Clubhouse Paul Davison, i cili ishte pjesë e bisedës për ca momente, tha se një version i ri i Android-t, është prioriteti numër 1 i kompanisë së tij.

Gjatë një interviste tjetër në 2019-ën, Gates pranoi humbjen e Microsoft përballë Android, dhe e konsideroi atë si gabimin më të madh të të gjitha kohërave. Në të vërtetë, gjatë kësaj periudhe, ishte Steve Ballmer CEO-ja dhe jo Bill Gates-i.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *