Britania e Madhe ka vendosur edhe 10 sanksione kundër Rusisë.

Ato i bëri të ditura kryeministri britanik, Boris Johnson, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Sanksionet në fjalë janë si më poshtë:

Të gjitha bankat kryesore ruse do të kenë aktivitetet e tyre të ngrira dhe do të përjashtohen nga sistemi financiar i Mbretërisë së Bashkuar. Kjo do t’i ndalojë ata të kenë akses në pagesat e sterlinës dhe kleringut përmes Britanisë. Kjo përfshin një ngrirje të plotë dhe të menjëhershme të bankës VTB.

Legjislacioni do të ndalojë kompanitë e mëdha ruse dhe shtetin të mbledhin financa ose të huazojnë para në tregjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Ngrirja e aseteve do të vendoset për 100 individë ose subjekte të reja.

Linja ajrore Aeroflot do të ndalohet të aterojë në Britani.

Do të ketë një pezullim të licencave të eksportit me përdorim të dyfishtë për të mbuluar gjërat që mund të përdoren për qëllime ushtarake.

Brenda disa ditësh Britania e Madhe do të ndalojë eksportet e artikujve të teknologjisë së lartë dhe pajisjeve të rafinerisë së naftës.

Do të ketë një kufi për depozitat që rusët mund të bëjnë në llogaritë bankare të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai thotë se ka potencial për të hequr Rusinë nga pagesat e Swift dhe “asgjë nuk është jashtë tryezës”.

Sanksione të ngjashme financiare do të shtrihen edhe në Bjellorusi për rolin e saj në sulmin ndaj Ukrainës.

Mbretëria e Bashkuar do të sjellë pjesë të projekt-ligjit të krimit ekonomik përpara pushimeve të Pashkëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here