Bukuroshja spanjolle Melisa Pinto, është bërë protagoniste e mediave në vend pasi së fundmi është aluduar se ajo është e dashura e re e Iker Casillas.

Ish-portieri i Real Madrid dhe Spanjës u nda një vit më parë nga partnerja e tij, Sara Carbonero, ndaj prej kohësh ka nisur gjurmimi në mediat spanjolle se kush është e dashura e re.

Casillas ishte i pari që ndoqi modelen në Instagram dhe më pas kjo e fundit bëri të njëjtën gjë me ish-futbollistin, duke ndezur zërat se mes tyre ka diçka. Por bukuroshja ka vendosur që të flasë dhe ka sqaruar se nuk ka asgjë në këtë mes.

“Nuk di se si ndodhi, nuk kam kontakte me të. Unë thjesht i ktheva një ‘follow’ pasi më kënaqi, jam tifozë e Realit dhe mendova ‘sa mirë’. U çudita, por nuk ka asgjë më shumë. Nuk kemi shkëmbyer asnjë fjalë, asgjë”, tha ajo për mediat spanjolle duke u munduar që të shuajë zërat se mes tyre ka diçka, për momentin…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here