Ish-kryeministri Agim Çeku thotë se s’po bëjmë mjaftueshëm për ish-ushtarët e UÇK’së. Thotë se në Kroaci u veprua ndryshe në situatën e njëjtë.

“Qeveria po ë përmbush obligimin ligjor se është ligj i nxjerr nga parlamenti i Kosovës që qeveria do t’i kompensojë shpenzimet për mbrojtjen e të akuzuarve potencialë. Tash i kemi edhe të akuzuarit realë. Por në anën tjetër, politikisht, fare pak ose aspak s’ka bërë.

“E kam përjetuar vetë rastin e të akuzuarve të Kroacisë, gjeneralëve të Kroacisë. Akuza ka qenë e njëjtë për operacionin “Stuhia”. Krejt shteti kroat u çua në këmbë, krejt potenciali diplomatik, mediatik, që të rrëzohet kjo. Jo të mbrohet Filani e Filani por të rrëzohet kjo aktakuzë se historikisht është shumë e dëmshme për një popull”, shpjegoi Çeku.

“Nuk kanë qenë vetëm avokatët në pyetje, por ka qenë një kampanjë gjithëpërfshirëse, kanë qenë ambasadorët aktivë gjithkund, ka qenë ministri i jashtëm gjithkund aktiv me këtë temë, duke sqaruar se “s’ka qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale”, ka qenë luftë çlirimtare, ne e kemi mbrojtur vendin”, theksoi tutje Çeku.

“Këtu po mungon ky dimension”, kritikoi Çeku. “Aktakuza me të cilën ballafaqohen ata burra që janë atje është “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Ata janë kontribuues edhe për këtë vend kanë bërë shumë, por duhet me këqyr aktakuzën, çka po lëmë pas, çka po u lëmë gjeneratave. A po ua lëmë se lufta jonë ka qenë “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Kjo duhet të jetë alarm për qeverinë. Jo për inati të atij, kryeministri i pat thanë Hashimit: “Shko në Hagë””, tha Çeku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here