Shef i Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z. Agim Çeku ka treguar ekskluzivisht se kur janë njohur me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Ai ka treguar se gjatë viteve 97/98 janë takuar edhe në Zvicër edhe në Itali ku kanë diskutuar për strategjinë, por sipas tij atje kanë diskutuar edhe për shenjën e UÇK-së.

Ai ka thënë se Thaçi ka qenë luftëtar i mirë dhe ka treguar se si NATO gabimisht për pak sa nuk i ka vrarë atë dhe Kadri Veselin.

Sipas Agim Çekut tek Thaçi dhe Veseli kam parë djemtë që kryejnë punë për Kosovën në atë kohë. Ai shprehet se ata e kanë ofruar atë dhe e ka ndjerë vetën si këshilltar.

“Me Kadri Veselin kemi qenë njëherë cak i sulmeve të NATO-s menxi kemi pshtu, qetu në male të Jezercit, jemi kanë nalt me një xhip, e di ai se shpesh e përmendim, edhe ka qenë shi, edhe nuk ngrehke fort ai (vetura) ishte tip i vjetër, po i nijmë na zhurmat e aeroplanit edhe i thash Lul qeky me neve e ka, ai tha jo more, po me neve e ka qeky, edhe kur ka gjujtë para neve po nuk e qëllojë, atëherë na e lam xhipin edhe e murëm njëfar mburoje dikun, kur u kthy prapë edhe s’dyti herë, as s’dyti herë nuk e qëllojë edhe e la”

VIDEO:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here