Mike Tyson ishte i thjeshtë kur vinte puna për mposhtjen e kundërshtarëve të tij – dhe pothuajse e njëjta gjë qëndron edhe rreth dietës së tij.

Legjenda e boksit, Mike Tyson këmbngul se ai është tërhequr përgjithmonë nga boksi pas një rikthimi të shkurtër në një ndeshje kundër Roy Jones Jr në vitin 2020, pas një karriere të bujshme në boks, ku ai dikur ishte kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda. Që nga ajo kohë, Mike ka ruajtur forma të pabesueshme trupore, një fizik të shëndoshë dhe shfaqet rregullisht duke palestruar.

Dhe, kur ai ishte në kulmin e karrierës, dieta e tij përmbante rreth 4000 kalori në ditë, e cila përfshinte 3 vakte të mëdha me ushqim të rregullt. Por, në krahasim me dietën e boksierëve të peshave të rënda sot, Anthony Joshua dhe Tyson Fury, ajo ishte e thjeshtë dhe e mërzitshme.

Plani i tij i stërvitjes dhe dietës fillimisht u mbikëqyr nga trajneri Cus D’amato, i cili vdiq menjëherë pasi filloi karriera profesionale e Mike Tyson. Megjithatë, ai vazhdoi orarin e të ngrënit gjatë gjithë pjesës së tjetër të kohës së tij në majat e boksit botëror.

Tyson e kuptoi rëndësinë e karbohidrateve në të ushqyerit e një boksieri dhe filloi ditën me një mëngjes të pasur me karbohidrate: bollgur, qumësht dhe suplemente të tjera vitaminoze. Pasi shkonte në palestër, dreka e Tyson përbëhej nga gjoksi i pulës me oriz dhe lëng portokalli. Pasi të mbaronte ditën e tij, Tyson hante për darkë një biftek me makarona dhe me shumë lëng portokalli për të vazhduar me proteina dhe vitamina.

Përgjatë një dite të zakonshme stërvitore, Tyson hante rregullisht ushqime me proteina: gjastë banane të përziera për të mbajtur ekuilibrin ne ditën e tij. Ai gjithashtu manovronte me peshën e tij duke ngrënë akullore dhe dridhëra, pavarësisht nga vlerat e ulëta ushqyese të kësaj të fundit, por kjo zakonisht ndodhte vetëm njëherë në javë.

Vaktet e tij varionin nga 3000 deri në 4000 kalori në varësi të peshës që ai dëshironte të kishte para një ndeshje në ring. Tyson konsiderohet si një nga sportistët më të suksesshëm të kohës moderne dhe ka dëshmuar të jetë frymëzim për shumë njerëz.

Në anën tjetër, kampioni i pamposhtur i peshave të rënda, Tyson Fury, ka kërkuar një dietë të rreptë pasi kishte arritur në rreth 180 kilogramë peshë në ballafaqimin e tij me probleme të shëndetit mendor. Në trilogjinë e tij me Deontay Wilter dhe për ndeshjen e tij të ardhshme me Dillian Whyte, Fury ka kërkuar udhëzimet e dietologut George Lockhard, i cili gjithashtu punon me yllin e UFC-së, Conor McGregor.

Pavarësisht se sa i kushton kujdes fizikut të tij në aspektin estetik, Fury ka qenë në formë të shkëlqyer kohët e fundit pasi ai vazhdon të jetë padyshim boksieri më i mirë aktualisht në peshat e rënda. Për ndryshim nga Mike Tyson, Fury konsumon rreth gjashtë vakte në ditë, me kalori më të vogla. Për të filluar ditën, Fury konsumon një kos grek me manaferra.

Ai ha dy dreka, para dhe pas stërvitjes së tij, të cilat përfshijnë salmon dhe një lloj mishi të gatuar në mënyrë speciale, i cili ndryshon në varësi të ditëve. Ushqimi pikant pëlqehet nga Fury për të ndihmuar me inflamacionin gjatë gjithë ditës. Fury më pas vazhdon të hajë edhe 2 racione darkë, që mund të jetë mish, që përfshin mishin e derrin, pulën me perime dhe spinaq.

Fury më vonë e konsumon edhe një vakt për rritjen e proteinave dhe për rritjen e masës muskulore. Ushqimet e fundit të ditës së Furyt përmbajnë gjalpë, bajame, tërshërë, kokos, mjaltë, arra dhe copa të çokollatës së zezë. Një ditë e zakonshme për Furyn shkon deri në 4000-5000 kalori të konsumuara, por numri i kalorive ishte rreth 2500 kur ai bëri transformimin e tij inspirues dhe iu kthye ringut.

Rivali i Furyt në peshat e rënda, Anthony Joshua gjithashtu ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme në borks, duke u bërë dy herë kampion i unifikuar i peshave të rënda, pavarësisht se kishte dy humbje, një nga Andy Ruiz dhe tjetrën nga Oleksandr Usyk. Dieta e Joshuas, e ngjashme me Tyson dhe Fury, përmban rreth 4000 kalori, të cilat mund të shkojnë deri në 5000 varësisht ditës.

Nutricionisti i Joshua, Mike Ellison, planifikon vaktet e tij nga mëngjesi deri në mbrëmje. Joshua ha tri vakte të mëdha, ndërsa e nis ditën e tij me fruta të freskëta, tërsherë, kos dhe qumësht. Kjo pasohet nga një mëngjes tjetër më i madh me pesë vezë, perime dhe salmon të tymosur për të ndihmuar stërvitjen e tij dhe rritjen e masës muskulore me proteina dhe karbohidrate. Ylli britanik është njohur gjatë karrierës së tij për fizikun e jashtëzakonshëm edhe kah aspekti estetik.

Joshua më vonë ha një meze të lehtë gjatë stërvitjes. Ai ha drekën më vonë, e cila zakonisht përmban mish, si gjoksi i pulës me perime dhe patate. Kjo pasohet me ëmbëlsirë me kos dhe mjaltë.

Ai më pas vazhdon ditën me stërvitje ndërsa vaktin e fundit gjithashtu eh a me mish, zakonisht biftek, me makarona dhe oriz të gatuar me perime. Megjithatë, para se të përfundojë ditën e tij të zakonshme, Joshua konsumon edhe një ‘shake’ proteinash për të ndihmuar freskinë trupore në mëngjesin e ardhshëm

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here