Cima po trajtohet me oksigjeno-terapi pas infektimit me COVID-19, kjo është gjendja e tij

Cima ka treguar se si është gjendja e tij pas infektimit me COVID-19.

Humoristi Cima gjatë ditës së djeshme u bë e ditur se është infektuar me COVID-19. Lajmin e konfirmoi vajza e tij, Adelina Thaçi-Meta, e cila njëherësh kërkoi sigurimin e disa dozave gjak, që nevojiteshin për shërimin e aktorit.

Më pastaj, ajo njoftoi se gjaku është siguruar. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Cima ëri të ditur se gjendja e tij është stabile dhe se po trajtohet me oksigjeno-terapi.

Ai falënderoi të gjithë për mesazhet që ia kanë dërguar si dhe mjekët që po kujdesen për shërimin e tij.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I CIMËS, PA NDËRHYRJE:

“Përshëndetje të gjithëve

Ju falenderoj nga zemra që vazhdimisht po thirrni e shkruani në adresat e familjes sime.
Për momentin jam në Oksigjeno-Terapi , gjendjen e kam stabile , dhe dalë ngadalë po e mar vetën fal doktorrëve që nuk po ngurrojnë e nuk po kursehen as në atom të fundit , po ashtu duke ju falenderu nga zemra edhe ju të dashun që keni shpreh gadishmerinë tuaj për dhurimin e gjakut , ku u detyruam të bëjmë thirrje publike pasi që Plazma të gjakut nuk kishte në Transfuzion dhe se ishte e nevojshme patjetër , si për mu po ashtu dhe për shumë pacient të tjerë që janë të shtrirë.
Për hirë të korrektisë , u lajmërova për gjendjen time , dhe mos të bini pre e mashtrimeve nga disa njerëz dashakeq , që nuk i’a dojnë mirën as vetit.
Respekt
Cima“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *