Çifti i famshëm kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë

Flasim për boksierin shqiptar Robin Kransiqin dhe modelen Marigona Krasniqin e cila sot u bë zyrtarisht gruaja e tij, shkruan lajmi.net. Këtë e kanë bërë të ditur dyshja me anë të postimeve në rrjetet sociale ku ndanë imazhe të ndryshme gjatë kurorëzimit.

“Zyrtarisht Krasniqi”, ka qenë përshkrimi që modelja ia ka dhënë fotografive përkundër se edhe në vajzëri mban të njëjtin mbiemër. Nuk munguan as komentet dhe pëlqimet nga ndjekësit e dyshes simpatike. Ndryshe, Robini dhe Marigona këtë vit kanë paralajmëruar edhe një dasmë, por nuk kanë dhënë detaje tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here