Dalin pamje nga dita e hapjes së ambasadës në Jerusalem

Republika e Kosovës para dy ditësh ka hapur edhe zyrtarisht Ambasadën në Jeursalem pas njohjes reciproke me Izraelin.

Lajmin e kishte konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, derisa ishin publikuar edhe fotografi të objektit ku ishte vendosur tabela e Ambasadës.

Ndërkohë në një televizion francez janë publikuar edhe pamje të festës që ishte bërë në Jeusalem pas hapjes së Ambasadës, ku edhe kishte folur para të pranishmëve e Ngarkuara me Punë, Ines Demiri. Telvizioni francez gjithashtu ka raportuar edhe për kundërshtitë e Turqisë dhe Palestinës për vendimin e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *