Një vetaksident ka ndodhur më herët në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Indeksonline raporton se një person ka humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Në ora 09:45 policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (hyrja në Bibaj). Në aksident është përfshirë një automjet (kamion) i cili është rrotulluar. Në vendngjarje, pos policisë kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndihma e shpejtë e ekipe tjera. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit emergjent mjekësor, një person është pa shenja jete” ka deklaruar Krasniqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here