Deklarata e Furyt pas triumfit ndaj Wilderit

Boksieri britanik, Tyson Fury e ka mundur me nokaut në raundin e 11-të Wilderin, duke ia shkaktuar humbjen e dytë radhazi.

Pas duelit, Fury tha se ai është më i miri në botë, kurse për Wilder tha se është i dyti më i miri.

“Unë u lëndova. Wilder është një goditës i madh dhe një njeri i madh. Zoti më ngriti në këmbë sonte. Unë i jap atij lavdinë. Ishte një luftë e madhe sonte. Është një nga meçet më të mira në historinë e këtij sporti. Unë gjithmonë kam thënë se jam më i miri në botë dhe ai është i dyti më i miri. Unë jam një sportist, shkova për t’i treguar atij dashuri dhe respekt dhe ai nuk donte t’a kthente. Pra, ky është problemi i tij. Unë do të lutem për të, kështu që Zoti do ta zbusë zemrën e tij”, tha Fury.

Gjatë 11 raundeve, pesë herë u rrëzuan boksierët. Fillimisht Wilder në raundin e tretë, pastaj Fury dy herë në raundin e katërt, Wilder sërish në raundin e 10 dhe në të parafundit Fury e nokautoi përfundimisht. Kujtojmë se Fury me Wilderin kanë bërë tri meçe. I pari shkoi barazim, teksa dy të tjerët i fitoi Fury.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *