Air Serbia i ka dyfishuar fluturimet Moskë-Beograd, pasi aeroplanët e këtij shteti mund të fluturojnë mbi hapësirën ajrore të Bashkimit Evropian.

Rusët e pasur po e shfrytëzojnë një shteg të njohur si “Dera e prapme e Serbisë”, për të ikur në Evropë dhe për t’i ikur ndalimit që BE-ja ua ka bërë fluturimeve nga dhe në Rusi, raporton The Guardian.

Air Serbia, në të cilën shteti serb është aksionari më i madh, i ka dyfishuar fluturimet direkte në nga Moska në Beograd. Realizohen 15 fluturime në javë, numër ky i rritur në mënyrë të shpejtë, pas BE-ja ndaloi fluturimet e avionëve rusë nëpër hapësirën e saj ajrore.

Prestigjiozja britanike më tej shkruan se si Serbia ka refuzuar t’i vendosë aksione Rusisë, por avionët e saj janë të lirë të kalojnë nëpër hapësirën ajrore të BE-së. Kjo, shkruan the Guardian, e ka bërë Serbinë “korridorin e vetëm ajror të hapur për Rusinë”, sipas një kompanie të fluturimeve ajrore. Sipas kompanisë së fluturimeve, javëve në vijim pritet të rritet edhe më shumë kapaciteti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here