Bislim Zogaj, ish anëtari i Shtabit Operativ të UÇK-së dhe ish i burgosur politik kishte treguar detaje interesante për arrestimin e tij pas përgjimit të telefonatës mes tij dhe Heroit Zahir Pajaziti.

Pas arrestimit të Nait Hasanit i cili pas malltretimeve ishte dërguar në Emergjencë, Bisliml Zogaj kishte komunikuar me Zahir Pajazitin i njohur me pseudonimin Ismeti për t’ia komunikuar arrestimin. Pikërisht kjo telefonatë i kishte kushtuar edhe atij. Ata kishin komunikuar me kode. Ai gjatë rrëfimit në interaktiv, kishte treguar detaje ekskluzive të bisedës, përgjimeve, arrestimit të tij, dhe si kuptoi se ishte përgjuar pas arrestimit të tij. Ai nuk e kishte njohur Zahir Pajazitin me emër por vetëm me pseudonim, Ismet.

Ja rrëfimi i tij i plotë për ngjarjen;

“… të nesërmen kur e kam thirrë në telefon Ismetin – Zahir Pajazitin, me 31 ka ora 10-11 të mëngjesit më është lajmëruar Ismeti dhe në telefon unë jam paraqitur doktori i Gllogovcit sepse Zahir më ka njohur si Doktori i Gllogovcit. I kam thanë Mustafa (Sokol Bashota) më ka porositur me të thanë a mundesh me dalë në Malishevë në ora 12:00 me u taku me atë femrën që ti tha me ti ndreq punët. Zahiri më ka pyet a do të jetë Dema. Dema ishte Qerim Kelmendi që ma vonë e kam marrë vesh se atë kohë Qerim Kelmendin nuk e kam njohur. I kam thanë jo. Më ka pyet Abazi (Nait Hasani) a do të jetë, thash Abazi jo është në spital. Tha prej ndonjë sëmundje ngjitëse, i thash po. (komunikim me kode)”.

Do të thotë e kuptojë ku ishte fjala dhe vetëm ka ba aha, dhe pas një momenti ka thanë unë nuk e dij a muj me dal të hënën në Malishevë sepse e kam edhe një punë për ta kry, po a mundesh me dal ti sot në Prishtinë pasdite, dhe takohemi e bisedojmë, por nëse e kryjë unë atë punë e lajmë me u taku në Malishevë. Do të thotë nuk ka qenë mundësia që ne të takohemi në Prishtinë, unë kam ba përpjekje me i kallxu me dalë në Malishevë edhe me i tregu se Abazi (Nait Hasani) është në spital prej sëmundjes ngjitëse (është në burg, është kapur). Në Malishevë për ta ndërruar terrenin, sepse Zahir Pajaziti qëndronte gjithmonë në Prishtinë, e deri në atë kohë aksione në Malishevë e Prizren nuk kishin pasur. Ishte një zonë ku ma lehtë mund të vepronim.

Telefonatën e bëra nga shtëpia e shëndetit në Drenas. Atëherë kam punu në shtëpi të shëndetit dhe nga aty e kam thirrë në telefon Zahirin. Telefoni ishte fiks. Nuk kisha dyshim se mund të përgjohej, por në anën tjetër ne nuk kishim mundësi tjera komunikimi. Nuk ishte iniciativë as e imja e as e këtij shtabit që ne me u taku në Prishtinë, takimin në Prishtinë e ka organizu Zahiri, pra vet Zahiri ka thanë a mund të vishë në Prishtinë. Ia kam pas lakmi në atë kohë Zahir Pajazitit dhe Nait Hasanit, që unë të jem si ata. Dhe në momentin që më ka thënë Zahiri a mundesh me ardhë në Prishtinë unë e kam llogaritë që ai është shumë më i përgaditur sesa unë, por unë deri në atë kohë kam qenë absolutisht i panjofshëm për UDB-në serbe. Telefonata është përgjuar. Më ka thanë Zahiri në sa ora mundesh me dal, i kam thanë kurdush pasdite, më ka thanë në ora 16:00 a mundesh me dalë, i kam thanë po dhe e kemi lanë në ora 16:00 me u taku në stacionin e autobusave.

Në ora 16:00 fiks 00, kur kam shku në stacionin e autobusave unë kam hyrë nga hyrja kryesore, Zahir Pajaziti ka hyrë nga hyrja e brendshme. Në mes të stacionit të autobusëve jemi taku. Kur më ka pa Zahiri mu është kthy në atë moment mbrapa, dhe unë kam shku pas tij e me dal pas stacionit të autobusave. E kemi zhvillu një bisedë rreth 5 minuta. Ai ishte vetëm. Dhe e kemi bërë atë bisedë që e kemi zhvillu në telefon, por tash kuptohet që jemi kanë të drejtpërdrejtë, i kam tregu për Naitin që është i burgosur, i kam thanë qëllimi i takimit në Malishevë është për këtë arsye dhe në fund Zahiri më ka thënë unë e kam edhe një obligim, nuk e dij a mund të dal në Malishevë por përsëri ne ma vonë do të dëgjohemi në telefon, dhe do ta lajmë takimin për nesër, por do të thojmë që do të takohemi në stacion të autobusëve e do të takohemi te shtëpia e mallrave, do të thojmë që do të takohemi në ora 11 e do të takohemi në ora 10. Në momentin që jemi nda me Zahirin, Zahiri ka shku mbrapa stacionit të autobusëve në drejtim të urës, unë përmes stacionit të autobusëve kam dalë në rrugën kryesore për të shkuar në Spital.

Në momentin që kam dalë në rrugën kryesore jam drejtu nga Spitali, në atë kohë udhëtarët pritshin tek stacioni i autobusit për të shkuar në Mitrovicë e Vushtrri, dhe atë kohë ishte një ishull në mes të dy rrugëve, dhe për një moment më kanë shkue sytë dhe e kam parë një femër që dikush i ka dhanë shenjë për me dal, me vepru. Ajo prej ishullit e ka kalu rrugën dhe ka filluar të eci në këtë drejtim (e vizaton) jo drejt përballë, përafërsisht një metër pa mu afru afër, e ka ulë kokën dhe ka dalë me ecë ballë për ballë, sigurisht ka mendu se kur të takohem unë me to, mbrapa kishin qenë inspektorët për të më kapur. Dhe në atë moment kur e kam kthy kokën mbrapa e kam pa kanë thanë “stani policija”, dhe unë për asnjë moment nuk kam mendu dhe i kam dalë një makine përpara vetëm e vetëm të mos bijë i gjallë në duart e tyre. Të vritem e kam menduar gjithmonë, por të bijë i gjallë në duart e tyre se kam menduar kurrë. Eshtë e paimagjinueshme se si ka mundur të frenojë ai shofer dhe unë kam dal e kam vrapu ata dy (inspektorët) janë gju në makinë për momentin.

Kur kam dal këtej ka pasur udhëtarë që ishin duke e pritur autobusin, dhe kur i kam kalu udhëtarët që realisht e kam kriju një distancë 1 metër dhe poshtë ka qenë rruga për të shkuar në stacion të autobusëve nën udhë, dhe unë e kam kthy kokën dhe ata kanë vazhdu “stani policija”, por tani kur i kam parë tre vetë, tretë me alltia n’dorë e kam llogaritë që ata mund të më vrasin ose të më plagosin e të bijë i plagosur në duart e tyre dhe për një moment jam ndalë. Kanë ardhur katër vetë më kanë grushtuar e pastaj ka ardhë një makinë tjetër dhe ma kanë futë thesin në kokë dhe më kanë qu në sigurimin shtetëror…! Telefoni me të cilin fliste Zahiri ishte fiks në një banesë në Prishtinë që unë se kam pasur numrin e tij e s’kam qenë në atë banesë asnjëherë. Si e kanë përgjuar telefonatën tani të tregojë, pas 20 minutave kanë ardhë inspektorët 10-15-20 dhe pa më pyet asgjë kanë filluar të më godasin e grushtojnë dhe sigurisht jam alivanosur.

Pas disa orëve ka ardhur një inspektor i supit, me një letër i cili e kishte pasur të incizuar telefonatën që e kam ba me Zahirin në telefon. Më pyetën për atë femrën, më pyetën kush është Dema që unë nuk e njihsha, kush është Mustafa e pyetjet nga ajo bisedë që është ba. Vetëm si transkpritë e kishin. Pas një kohe filluan të më pyesin se ku e njeh Ismetin sepse unë e kam njoftë vetëm si Ismet e jo si Zahir Pajazit e ma vonë e kam kuptuar emrin e tij. 45 ditë më kanë torturuar sepse s’kanë pasur asnjë informacion për mua. Kërkesa e tyre ishte vetëm fol. Një muaj e gjysmë mu ka përmendur kjo fjalë. S’kam folur asgjë as për veten as për shokët. Për vrasjen e Zahirit kam kuptu pas 3 dite kur më erdhën në burg inspektorët dhe më pyetën kush është ky thash Ismeti dhe më poshtë në letër e pashë Zahir Pajaziti, për herë të parë emrin e kam kuptuar aty. Kjo telefonatë ishte shkak i ndjekjës së Zahirit, unë mendoj kështu dhe besoj se kështu duhet të jetë”.

Ky ishte rrëfimi.

Ish-shefi të sektorit analitik të Shërbimit Sekret Serb, Zoran Stijovic kishte dëshmuar në Rastin e Ramush Haradinajt në Hagë. Ai kishte treguar detaje interesante se si e kishin përgjuar Heroin Zahir Pajaziti për këtë rast.

Në fund të kësaj mbledhjeje u mor vendim për një varg aktivitetesh që kishin qëllim pengimin e këtij grupi dhe hetimin e Lahi Brahimajt”, ka thënë Stijovic, transmeton “Zëri”.Shërbimi Sekret Serb, sipas tij, e dinte që gjatë viteve 1995-1996 ishin kryer disa aksione nga ky grup kundër policisë.

“Ky ishte grupi i parë i UÇK-së që vepronte në Podujevë dhe udhëhiqej nga Zahir Pajaziti. Ne po përgjonim telefonin e tij dhe kishim organizuar një operacion për arrestimin e tij në Stacion të Autobusëve në Prishtinë, por ai na kishte hetuar dhe është larguar”, tha ai.

Trupi i Bislim Zogajt pas disa torturave në burg…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here