Gjoba për kundërvajtje në trafik që i shqiptoi Policia mbrëmë Arbër Lushtakut, djalit të ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtakut, u kushtoi atyre me sulm.

Dy zyrtarët policorë, Enver Smakiqi dhe Mërgim Geci, mbetën të plagosur, njëri si pasojë e armës së zjarrit që ende nuk është konfirmuar se nga kush u shkrep, e tjetri për shkak të mjeteve të forta. Për sulmin ndaj Policisë po dyshohet vet Nuredini, bashkë me djalin e dy vëllezërit e tij. Arbri bashkë me xhaxhain e tij, gjenden akoma në arrati, ndërkohë që Nuredin Lushtaku me vëllain tjetër janë liruar në procedurë të rregullt.

Gazeta Sinjali ka siguruar detaje të reja ekskluzive për këtë rast të cilat ua sjellë më poshtë.

Ashtu siç raportoi mbrëmë Sinjali dhe u konfirmua edhe nga Policia, sherri nisi në një pikë kontrolli, në rrugën “Fadil Rrustemi” në Skenderaj, ku zyrtarët policorë ndalën djalin e Nuredin Lushtakut, i cili ishte me një veturë të tipit Golf, të cilit ia shqiptuan një tiketë për kundërvajtje në trafik.

I mllefosur për gjobën që mori, Arbër Lushtaku, 19-vjeçar, vendosi të hakmerrej, duke kërkuar ndihmë nga babai e xhaxhallarët, të cilët pa një pa dy dyshohet se arritën në vendin e ngjarjes me një veturë dhe nisën sherrin me Policinë, raporton Sinjali.

Konflikti nisi me debat, e vazhdoi me sulm ndaj dy policëve, njëri prej të cilëve mori lëndime në kokë, si pasojë e goditjeve me mjete të forta e tjetri në këmbë, për shkak të predhës që u shkrep në vendin e ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here